PE 'voton' raportin për Serbinë, për herë të parë kërkohet zyrtarisht njohja reciproke me Kosovën

PE 'voton' raportin për Serbinë, për herë të parë kërkohet zyrtarisht njohja reciproke me Kosovën

18:29, 13/06/2022

Anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian nesër në orën 9:00 në Bruksel do të votojnë për miratimin e raportit të këtij viti për Serbinë.

Në draft raportin e paraqitur nga raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilcik, në prill janë dorëzuar 439 amendamente dhe grupet parlamentare miratuan 40 amendamente kompromisi, të cilat zgjeruan tekstin e raportit.

Në fokus të raportit të tij për Serbinë këtë vit, Parlamenti Evropian i bëri thirrje Beogradit që “urgjentisht” të harmonizohet me sanksionet e vendosura nga BE kundër Rusisë dhe Bjellorusisë dhe e vendosi atë si një nga kushtet për përparimin e mëtejshëm të Serbisë në rrugën e drejt integrimit evropian.

“Autoriteteve serbe u kërkohet të angazhohen realisht në reformat e nevojshme dhe ta kthejnë vendin në rrugën e duhur të integrimit evropian, duke përmbushur kështu aspiratat evropiane të Serbisë”, thuhet në tekst.

Në draft tekstin e raportit shtohet se amendamentet presin gjithashtu që Serbia dhe Kosova të nënshkruajnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, “të bazuar në njohjen reciproke”, i cili, nëse miratohet, do të jetë një mënyrë për të përmendur njohjen reciproke në dokumentet zyrtar të institucionit të BE-së si zgjidhje e nevojshme për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Deputetja e të Gjelbërve, Viola von Cramon, së bashku me deputetin liberal Klemen Groschel dhe disa përfaqësues të socialdemokratëve në Parlamentin Evropian, është autorja e numrit më të madh të amendamenteve të dorëzuara në raportin për Serbinë, veçanërisht në pjesën që lidhet me bashkëpunimin me Rusinë.

Pas votimit në Komisionin për Politikë të Jashtme, raporti për Serbinë do të jetë në votim përfundimtar plenar të Parlamentit Evropian në fillim të korrikut, kur do të miratohet në formën e një rezolute juridikisht jodetyruese për Serbinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco