Dialogu Kosovë-Serbi, ambasadori Hill takon Petkoviqin

Dialogu Kosovë-Serbi, ambasadori Hill takon Petkoviqin

17:27, 13/06/2022

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, sot ka pritur ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, me të cilin ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Siç raportojnë mediat në Beograd, Petkoviq “i njoftoi zyrtarët amerikanë për fazën aktuale të dialogut në Bruksel dhe hapat që po ndërmerr Beogradi për gjetjen e zgjidhjeve në fushat kyçe të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Përveç Hill, në takim ishte edhe drejtori i Zyrës për Çështje të Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Martin McDowell.p

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco