Mashtroi qytetarët për ndihmë në marrjen e subvencioneve, arrestohet zyrtari i komunës në Fushë-Kosovë

Mashtroi qytetarët për ndihmë në marrjen e subvencioneve, arrestohet zyrtari i komunës në Fushë-Kosovë

17:14, 13/06/2022

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin me iniciale (I. K.), i cili dyshohet se duke e keqpërdorur pozitën e tij si zyrtarë në Komunën e Fushë Kosovës, i ka mashtruar ankuesit në këtë rast, i ka joshur duke ju premtuar që do ti ndihmoj në marrjen e subvencioneve.

Me këtë rast viktimat duke e pasur parasysh se i njëjti punon si zyrtarë në Komunë i kanë besuar dhe i kanë dhënë para (disa mijë euro) për rregullimin e dokumenteve dhe aplikimin për subvencione, e që në fakt i dyshuari nuk ka rregulluar dokumente e as që ka aplikuar për subvencione, duke ju shkaktuar dëm të konsiderueshëm material ankuesve.

“Me këtë rast i dyshuari i lartcekur me iniciale dyshohet se ka kryer vepër penale “Mashtrim” përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së.”, thuhet në njoftimin për media.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco