Prezantohet projekti i Fakultetit të Shkencave Matematikore-Natyrore

Prezantohet projekti i Fakultetit të Shkencave Matematikore-Natyrore

17:47, 09/06/2022

Kryetari i komunës së Prishtinë, Përparim Rama të enjtën ka prezatuar projektin për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore të “Universitetit të Prishtinës”.

Rama tha se ky objekt do të ofroj kushte për studime, për punë akademike dhe për kërkime shkencore.

Kryetari tregoi se ndërtimi i këtij objekti do të financohet nga BE-ja.

“Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore do të ketë objektin e ri me ambiente që ofrojnë kushte për studime, për punë akademike dhe për kërkime shkencore.   

Projekti për objektin e FShMN-së, ndërtimi i të cilit financohet nga BE-ja, u prezantua sot kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projektit (UNOPS). Ky projekt është tregues se së shpejti do të përfundojnë vështirësitë shumëvjeçare të këtij Fakulteti që ofron studime në fusha të rëndësishme ku bota ka koncentruar vëmendjen”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco