Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL UÇK-së, e ka paralajmëruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se do të ketë përplasje me veteranët nëse këta të fundit nuk do të përfshihen në Ligjin e Pagave, përmes së cilit synohet rritja e pagës minimale.
Klinaku, përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se veteranët nuk e kanë ndërmend të ndalën dhe se e gjitha kjo do të jetë në përgjegjësi të Kurtit.
Po ashtu Klinaku, ka kujtuar kohën kur partia e kryeministrit Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, kundërshtonte EULEX-in dhe rrëzonte veturat e tyre.
Ndryshe, ditë më parë veteranët e luftës së UÇK-së kanë zhvilluar një protestë para Kuvendit të Kosovës në shenjë reagimi ndaj mos përfshirjes së tyre në ngritjen e pagës minimale.
Postimi i plotë:
© SYRI.net