Sqaron Auditori: Dy raporte për RTK-në janë publike

Sqaron Auditori: Dy raporte për RTK-në janë publike

14:55, 09/06/2022

Zyra Kombëtare e Auditimit përmes një komunikate për media ka dhënë sqarime lidhur me deklaratën e ish Drejtorit të RTK-së,Ngadhnjim Kastrati, i cili ka thënë se Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, nuk e ka publikuar Raportin e Auditimit për RTK-në për vitin 2019.

Nga Auditori theksojnë se me marrjen e mandatit, Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca, ka përfshirë në Planin Vjetor të Punës për sezonën audituese 2021/2022, edhe dy auditime për RTK-në.

Sipas tyre Raportet e auditimit “Raporti i Auditimit të Pasqyrave Vjetore Financiare për Radio Televizioni i Kosovës (RTK) për vitin 2021” dhe “Menaxhimi i fondeve publike në Radio Televizionin e Kosovës” janë të përfunduara dhe janë publike në uebfaqen e ZKA-së. 

Postimi:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco