Kurti i thotë jo Vuçiqit për ofrimin e linjitit në këmbim të energjisë elektrike

Kurti i thotë jo Vuçiqit për ofrimin e linjitit në këmbim të energjisë elektrike

14:46, 09/06/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër Ballkanit të Hapur.

Ai ka thënë se s’ka Ballkan të Hapur pa qenë gjashtë vendet e rajonit dhe pa trajtim të barabartë. Madje sipas tij, ky ka qenë edhe mesazhi i të dërguarit të posaçëm të ShBA-së, Gabriel Escobar.

Kreu qeveritar tha se pret nesër nga kancelari gjerman Olaf Scholz mesazhe tw qarta për fuqizim të Procesit të Berlinit.

I pyetur nga KosovaPress, rreth ofertës së Serbisë për ofrim të linjitit në këmbim të energjisë elektrike, Kurti, u përgjigj negativisht, duke thënë se Vuçiq prej idesë së shkëmbimit të territoreve, tash po e dëshiron qymyrin e Kosovës.

Ai foli edhe për veteranët e UÇK-së, për të cilët tha se ka ndjeshmëri të madhe.

Këto komente Kurti i bëri të enjten, pas dorëzimit disa medaljeve të njësisë speciale të EULEX-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco