Oficerët korrektues gjejnë drogë në afërsi të serave ku punojnë të burgosurit në Dubravë

Oficerët korrektues gjejnë drogë në afërsi të serave ku punojnë të burgosurit në Dubravë

14:11, 09/06/2022
Janë të shpeshta rastet kur raportohet për zyrtarët e Shërbimit Korrektues kapin në flagrancë të burgosurit me lëndë narkotike.

E një rast i ngjashëm është raportuar të martën në Burgun e Dubravës, ku oficerët korrektues kanë gjetur në afërsi të serave ku punojnë të burgosurit, pesë qese dhe një sasi më të vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Deri më tani nuk ka persona të dyshuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurorja kompetente e cila ka urdhëruar që të iniciohet rasti ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analog’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco