'Arritje spektakolare'/ Andi Bushati: Vuçiç zgjeroi tregjet e Serbisë dhe përçau Tiranën me Prishtinën

'Arritje spektakolare'/ Andi Bushati: Vuçiç zgjeroi tregjet e Serbisë dhe përçau Tiranën me Prishtinën

20:34, 08/06/2022

Analisti Andi Bushati e konsideron samitin e fundit të 'Open Balkan' të mbajtur këtë të mërkurë në Ohër si “arritje spektakolare” të presidentit serb, Vuçiç.

“Jo vetëm ka zgjeruar tregjet e Serbisë por mbi të gjitha ka arritur në mënyrë perfekte të përçajë Tiranën me Prishtinën”, tha Bushati.

Sipas analistit qëndrimi i Kosovës dhe Shqipërisë është diametralisht i kundërt.

Bushati shtoi se Rama ka dalë kundër gjithë klasës politike të Kosovës duke u pozicionuar krah Serbisë.

Kjo tha Andi Bushati ka bërë që Rama të shkelë Kushtetutën e Shqipërisë duke diskriminuar Kosovën, ndaj edhe Vuçiç i thur lavde.

“Jemi më të ndarë se kurrë. I kujt është faji? Po të shohësh Vuçiç, i cili u betua për herë të dytë si President i Serbisë, u betua që e njeh Kosovën si pjesë të vendit të vet. Ramën e detyron kushtetuta që të mbrojë interesat e shqiptarëve kudo që janë”, u shpreh analisti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco