'Protesta e veteranëve', Sveçla thotë se Policia nuk ka gjuajtur gaz lotsjellës, por kush e bëri?

'Protesta e veteranëve', Sveçla thotë se Policia nuk ka gjuajtur gaz lotsjellës, por kush e bëri?

20:46, 08/06/2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka hedhur gaz lotsjellës, por këtë e ka bërë dikush tjetër.

Sveçla tha se kjo është duke u hetuar, por megjithkëtë, thotë se hedhja e gazit lotsjellës nuk është hedhur atë ditë për herë të parë.

Madje thotë se edhe ai ka hedhur vetë gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, kjo nuk është diçka e pamundshme apo e paparë.

“Së pari dua të sqaroj qëndrimin tim i cili është publik, mendojmë që protesta e qytetarëve të pakënaqur tregon vitalitet të shoqërisë dhe jo vetëm se është e garantuar me ligj e kushtetutë. Kurrëfar problemi skemi me protesta, as ne si ministri as Qeveria. Po është hudh gaz lotsjellës, policia ka deklaru që ata nuk e kanë hudh gazin lotësjellës, që i bie se dikush tjetër ka hudh gazlotsjellës.

Kjo po hetohet inteztivisht. Të jemi të sinqertë, nuk është hera e parë që është hedhur gaz lotjellës, unë vet kam hudhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Unë nuk e kam parë këtë situatë drejtpërdrejtë, por nuk është një gjë që është e pamundshme apo e paparë”, tha Sveçla.

Tutje ai tha se për të është e rëndësishme motivi pse është bërë protesta.

“Për mua është e rëndësishme motivi pse dikush ndërmerr një veprim, sa herë VV-ja ka protestuar, ka pasë një motiv shumë të qartë i cili ka qenë publik. Nuk ka asnjë protestë të VV-së, që nuk është shoqëruar me një deklarim politik dhe me një trakt apo me një material ku ka sqaruar qëllimet e protestës, arsyet e protestës. Kjo është e rëndësisshmë”, tha Sveçla në emisionin ‘Sonte me Rronin” në Ktv.

Kujtojmë se veteranët e UÇK-së dy ditë më parë protestuan për shkak të mospërfshirjes së kësaj kategorie në Projektligjin për Pagën Minimale, i propozuar nga Qeveria e Kosovës.

Protesta eskaloi pasi me të hyrë protestuesit në oborr të Kuvendit, u hodh gaz lotsjellës, por që nuk dihet deri më tash nga kush.

Policia mohoi të ketë gjuajtur gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit u ankuan se vinte nga ndërtesa e Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco