Bislimi: Është e rëndësishme mbështetja e Irlandës për heqjen e vizave

Bislimi: Është e rëndësishme mbështetja e Irlandës për heqjen e vizave

20:10, 08/06/2022

Rritja e bashkëpunimit ekonomiko-kulturor, si dhe forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Irlandës dhe Kosovës ishin ndër temat kryesore të takimit mes zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe Ambasadorit jorezident të Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan.

Potenciali i Kosovës në fushën e teknologjisë informative mund të shihet si mundësi për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe ndër aktivitetet mes dy vendeve tona, thuhet në një komunikatë për media.

Zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi se është e rëndësishme mbështetja nga Republika e Irlandës në procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare për Republikën e Kosovës.

Bislimi dhe ambasadori Gargan biseduan edhe për rëndësinë e stabilitetit politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

Palët theksuan domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve dhe mundësinë e një perspektive të bashkëpunimit kulturor në përafrimin e popujve me njëri-tjetrin.​

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco