‘Open Balkan’, dështim'/ Nesho: Varhelyi i dha mësim të mirë Ramës! SHBA-BE mesazhe të qarta

19:46, 08/06/2022

Diplomati Agim Nesho deklaroi në edicionin e pasdites me Juli Krisafin në Syri Tv se nisma ‘Ballkani i Hapur’ i iniciuar nga Rama dhe Vuçiç është i destinuar të dështojë. Për samitin në Ohër, Nesho tha se ministri i Jashtëm rus pak ditë më parë tha se mbështet ‘Open Balkan’, duke treguar qartë çfarë synon kjo nismë.

"Edhe pse u duk prezenca e ndërkombëtarëve për të cilët kanë nevojë Rama e Vuçiç për të krijuar besimin tek qytetareët, qëndrimi i përfaqësuesve të lartë, ishin të qeta jo në favor të atyre."-tha Nesho.

Nesho tha se Escobar e bëri të pamundur  këtë iniciativë nëse nuk bëhen bashkë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Mund të kthehet në një iniciativë që mund të alarmojë Ballkanin Perëndimor. Escobar ripërmendi kritikat që perëndimi ka për nivelin e demokracisë në Ballkanin Perëndimor, krimin, pastrimin e parave.”-deklaroi Nesho.

Ndërsa për deklaratën e Varhelyit, Nesho tha se i dha një mësim të mirë Ramës duke i thënë se procesi i integrimit europian varet nga meritokracia dhe plotësimi i kritereve të shteteve që duan të anëtarësohen në bllokun europian.

“Mesazhet e perëndimit ishin të ekuilibruara. Nuk donin të dilnin kundër në këtë moment të rëndësishëm gjeopolitik që po kalon Europa dhe për të mos krijuar një problem të ri në Ballkanin Perëndimor ku demokracia është hibride.”-u shpreh Nesho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco