‘Reciprociteti çështje javësh', Zogaj ia kujton Kurtit deklaratën e para një viti

‘Reciprociteti çështje javësh', Zogaj ia kujton Kurtit deklaratën e para një viti

20:30, 07/06/2022

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka thënë se anipse një nga premtimet më të zëshme të Kurti ka qenë reciprociteti me Serbinë, ironia e gjithë këtij premtimi është se në vitin 2021, kur Kurti ishte në krye të Qeverisë, importet nga Serbia janë rritur dukshëm.

Zogaj përmes një shkrimi në Facebook bëri një krahasim të importeve nga Serbia në kohën e Qeverisë Kurti dhe Qeverisë Hoti, shkruan Syri.net Kosova.

Ai ia ka kujtuar Kurtit deklaratën e para një viti ku thoshte se ‘reciprociteti me Serbinë do të jetë çështje javësh, e kurrsesi muajsh’.

“Nje prej premtimeve me te zeshme ne zgjedhjet e 14 Shkurtit ka qene “Reciprociteti me Serbine.” KM Kurti e kishte thene qartazi qe reciprociteti me Serbine do te jete “ceshtje javesh, e kurresesi muajsh.” Ironia e gjithe ketij premtimi po del te jete qe pikerisht ne vitin 2021, kur LV e Kurti kane qeverise me Kosoven, importet nga Serbia jane rrite dukshem ne krahasim me vitin paraprak, ne gjysmen e te cilit LDK dhe KM Hoti kishin qeverise”, tha Zogaj.

“Me rendesi me qene kunder Ballkanit te Hapur dhe me i rrite importet nga Serbia”, shtoi tutje Zogaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco