Zbardhen detaje të reja, personi që vdiq nga rrufeja është shtetas turk

Zbardhen detaje të reja, personi që vdiq nga rrufeja është shtetas turk

19:11, 06/06/2022

Dy persona raportohet të jenë goditur nga rrufeja në fshatin Zatriq të Rahovecit.

Njëri nga ta i moshës 34-vjeçe ka ndërruar jetë, ndërsa personi tjetër i goditur është dërguar në QKUK.

“Me datë 06.06.2022 në ora 15:55, përmes thirrjes emergjente 112, Stacioni Policor-Rahovec është  njoftuar se në fsh. Zatriq-Rahovec si pasojë e kushteve atmosferike dy përsona (shtetas turkë), derisa kishin qenë duke punuar, dyshohet të jenë goditur nga rrufeja. Patrullat policore së bashku me autoambulancë kanë dal në vendin e ngjarjes. Njëri nga viktimat (lindur në vitin 1988) është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, atje mjeku kujdestar ka konstatuar vdekja e tij”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK për t’u mjekuar dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Ndërsa viktima tjetër (lindur në vitin 1994) fillimisht është dërguar në QKMF në Malishevë dhe pastaj në QKUK-Prishtine. Sipas mjekut kujdestar në QKUK gjendja e viktimës në fjalë është jashtë rrezikut për jetë. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet relevante të policisë si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, sipas të cilit është iniciuar rast Hetim i Vdekjes”, shtoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco