Edhe puna e bijave të Kosovës në Dubai, do të futet në llupë të ATK-së

Edhe puna e bijave të Kosovës në Dubai, do të futet në llupë të ATK-së

19:00, 06/06/2022

Syri KOSOVA

Ministri i Punës, Financave dhe Tranfereve në Kosovë, Hekuran Murati, ditë më parë  u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të deklarojnë të ardhurat personale, të cilat nuk tatohen në burim, siç ndodh me pagë.

Sipas tij, duhet të deklarohen gjitha llojet e fitimeve, qofshin ato prej qirave të shtëpive, fitimeve përmes rrjeteve sociale, apo, formave të tjera fituese.

E, një formë ku disa personazhe, të cilat janë fytyra publike, fitojnë shumë, janë edhe udhëtimet e puna  që bëjnë në Dubai, punë kjo për të cilën nuk kanë folur asnjëherë se çka punojnë, thjesht kanë plasuar në rrjetet sociale jetën luksoze me veshje, aksesorë e vetura të shtrenjta!

Mirëpo, personazhet publike që shkojnë dhe punojnë në Dubai, a hetohen për të ardhurat dhe nëse kanë qarkullime bankare, a deklarojnë fitimin në ATK, a i bëjnë pagesat kundrejt shtetit?

Kësaj pyetje i është përgjigjur Valentina Bytyqi, zëdhënëse e Administrates Tatimore të Kosovës.

Ajo i ka thënë Syri.net se personazhet e tilla duhet që të deklarojnë të hyrat e tyre.

“Secili individ i cili krijon të ardhura, është i obliguar që të deklarojë  të hyrat përmes deklaratës individuale vjetore” ka thënë ajo.

Po ashtu, Bytyqi tha se personat që nuk bëjnë pagesat e tilla, do të marrin ndëshkime.

“ Tek secili rast ku konstatohet se nuk kemi deklarim sipas legjislacionit tatimore, atëherë aplikohen ndëshkimet administrative” janë fjalët e saj për Syrin.

E, personazhet të cilat janë të njohura për punën në Dubai, janë fytyra që i kemi parë në rrjetet sociale e mediet vizuale.

Një nga këto fytyra, është aktorja dhe modelja Arta Nitaj.

Për Artën ishte mistike puna që bën atje, por, më pas u zbulua se  ajo punon si kontraktuar nga agjensioni i marketingut “The List DXB”, i cili ofron modele që t’i shoqërojnë mysafirët në një nga klubet luksoze të Dubait.

Madje, janë publikuar edhe fotografi të Artës në Instagram të një klubi ku ajo bënte pjesë.

Image

Përpos saj, në Dubai shkojnë shpesh edhe Arta Elezi të cilës i janë publikuar edhe video me pullë të kuqe, ku shihet me meshkuj në Dubai duke bërë tuerk, Fjolla Morina e të tjera.

Se a do hynë në listën e tatimpaguesve emrat që merren me punë të tilla, pritet të shihet në vazhdim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco