Serbia po tolerohet nga ndërkombëtarët, deputetët e opozitës kritikojnë Qeverinë

Serbia po tolerohet nga ndërkombëtarët, deputetët e opozitës kritikojnë Qeverinë

08:15, 04/06/2022

Kosova e Serbia nuk janë trajtuar si të barabarta në shumë raste nga ndërkombëtarët

Por ndonëse shteti fqinjë vazhdimisht është treguar neutral ndaj shumë proceseve, duke përfshirë edhe luftën Rusi-Ukrainë, deputetët e opozitës kritikojnë edhe Qeverinë për qasje jo të duhur.

Sipas tyre për krejt këtë trajtim ka faj edhe Qeveria e Kosovës, krejt kjo për mungesë të qasjes adekuate, por edhe refuzimit të projekteve të rëndësishme siç është ai për gazin.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku ka thënë se vazhdimisht Serbia po mundohet të jetë neutrale dhe po tolerohet edhe nga BE-ja dhe ShBA-ja.

Ai ka kërkuar nga këto dy fuqi që të ndalojnë një projekt që Serbia e Rusia po duan ta instalojnë në Ballkan, atë për gazin rus.

“Në këtë drejtim fatkeqësisht po shohim se Serbia po mundohet të luajë roli që të jetë neutrale. Por po shihet qartë që veprat i ka gjithmonë në anën e Rusisë dhe fatkeqësisht po tolerohet shumë”.

“Por fajin kryesor e ka edhe Qeveria jonë Kurti që nuk e ka pranuar gazin nga amerikanët sepse ka qenë investim strategjik. Rrezikshmëria për një luftë është e madhe sepse po afrohet shumë Rusia drejt Evropës. Shpresoj që BE dhe ShBA të ketë ndërhyrje që të mos lejojë gazin rus në Serbi e Ballkan”, tha Lushtaku.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj thotë se Kosova e Serbia nuk janë ta barabartë në trajtim nga ndërkombëtarët.

Por sipas tij, Qeveria është duke bërë gabime të mëdha, ndonëse pohon se Kosova është vendi më pro perëndimor.

“Nuk jemi të barabartë në raport me trajtimin, por edhe ne jemi duke bërë gabime të mëdha. Sikur të isha në vend të zotëri kryeministër në një situatë kur Serbia i thotë po gazit rus unë do të isha ngritur dhe do të kisha thënë po gazit amerikan për Kosovën”.

“Kjo do të ishte përgjigja më e mirë që mund t’ia bëjmë Evropës që t’i tregojmë se ne jemi aty ku kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi pro perëndimor dhe pro ShBA-së. Nuk jemi me agresorë. Faji është çdo herë jetim”, tha Dreshaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco