Merakli të udhëtimeve, deputetët për 5 muaj ‘avullojnë’ rreth 35 mijë euro

Merakli të udhëtimeve, deputetët për 5 muaj ‘avullojnë’ rreth 35 mijë euro

22:10, 02/06/2022

“Është mirë që si Lëvizje Vetëvendosje t’i reduktoni pak udhëtime zyrtare dhe t’i ftoni deputetët ta mbani përgjegjësin që iu ka dhanë qytetari i Republikës së Kosovës dhe të jenë këtu për t’i kaluar ligjet”. Këtë deklaratë, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e kishte bërë një muaj më parë gjatë një seance plenare të Kuvendit.

Më të nuk ishte pajtuar kryekuvendari Glauk Konjufca.

Megjithatë, udhëtimet e shpeshta jashtë vendit të deputetëve nga radhët e mazhurancës, duket të jenë problem, jo vetëm në përmbushjen e detyrave legjislative, por edhe i kuletës së shtetit.

Të gjitha këto pretendime, faktohen nëpërmjet raportit pesë mujorë të shpenzimeve të deputetëve të cilin e ka siguruar T7.

Nga këto të dhëna del se të zgjedhurit e popullit, brenda kësaj periudhe kanë shpenzuar në total, afro 35 mijë euro.

E, kampion në këtë garë të shpenzimeve po del të jetë deputeti i grupit multietnik, Enis Kervan, i cili, në total, për pesë muaj ka shpenzuar mbi 3 mijë e 400 euro.

Kervan më së shumti vizita zyrtare ka bërë në shtetin e Francës, plot 4 herë.

Menjëherë pas tij, vjen nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, njëherësh deputete e partisë në pushtet. E njëjta ka shpenzuar mbi 2 mijë e 700 euro për 5 udhëtime gjatë periudhës janar-maj 2022.

Podiumin e plotëson Adnan Rrustemi, deputet tjetër i Lëvizjes Vetëvendoje. Rrustemi për 5 udhëtime zyrtare ka harxhuar mbi 2 e 300 euro.

As nga opozita nuk dalin keq sa i përketë shpenzimeve në udhëtime zyrtare.

Besnik Tahiri nga AAK dhe Ariana Musliu-Shoshi nga Partia Demokartike e Kosovës dalin PDK, dalin të jenë marakli të udhëtimeve.

Këto të fundit buxhetit të shteti i kanë kushtuar afro tre mijë euro.

Por, për dallim prej tyre, dikush nga opozita, duket se nuk i ka fare në qejf udhëtimet. Bëhet fjalë për deputetin e Partisë Demokartike të Kosovës, Hisen Berisha.

Ai ka shpenzuar vetëm 39 euro për një vizitë në Shqipëri.

Njëjtë sikurse Berisha, edhe Duda Balje nga Unionin Socidaldemokrat dhe Fatmir Humolli nga Vetëvendoje, duket se nuk kanë udhëtuar më larg se deri në shtetin shqiptar.

Përveç pagës mujore rreth 1500 euro, deputetët e Parlamentit të Kosovës kanë përfitime edhe në meditje e shpenzime për naftë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco