Qytetari që tha se e ka parë të plagosur vëllain e Butës: Ju kërkoj falje, bëhet fjalë për një person tjetër

Qytetari që tha se e ka parë të plagosur vëllain e Butës: Ju kërkoj falje, bëhet fjalë për një person tjetër

16:25, 28/05/2022

Një qytetar, gjatë ditës pretendoi  se ka qenë dëshmitar i ndodhive para vrasjes së të riut në Ferizaj.

Ai tha se  disa orë para se të ndodhte vrasja, e ka parë tashmë të dyshuarin Qëndrim Januzin të plagosur në kokë.

 

Mirëpo, pas një statusi të tij ku dëshmonte për ngjarjen e i cili u publikua edhe në media, qytetari nga Ferizaj ka kërkuar falje, duke thënë se është informuar se bëhej fjalë për një rast tjetër.

Ai shprehet se personin e gjakosur që e ka takuar e që ka dashur ta ndihmojë, nuk është personi i involvuar në ngjarjen që ka ndodhur në Ferizaj, ku mbeti i vrarë G.H.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco