Infermierët dhe stafi mbështetës kundër COVID-19 të pakënaqur, do të protestojnë nesër

Infermierët dhe stafi mbështetës kundër COVID-19 të pakënaqur, do të protestojnë nesër

10:32, 24/05/2022

Infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar ndaj luftës së pandemisë COVID-19 do të protestojnë  për një orë nesër para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo për shkak të pakënaqësive që kanë për mos marrjen e pagave për gati tre muaj. Në një dokument të siguruar nga Klan Kosova thuhet se protesta do të fillojë nga ora 09:00 deri në 10:00.

“Ne, infermierët dhe stafi mbështetës të punësuar nga Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë paqësore do të shprehim pakënaqësitë tona lidhur me pagat të cilat nuk na janë dhënë për gati tre muaj”, thuhet në dokument.

Media, ditë më parë, ka raportuar se  edhe stafi i angazhuar nga MSh-ja për procesin e imunizimit janë pa paga për gati dy muaj.

Po ashtu, asnjëherë nuk janë të bërë të ditura arsyet e këtyre vonesave. Mbi një mijë punonjës janë të angazhuar në luftën kundër pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco