Aksioni “Gropa”, shkon në 15 numri i të arrestuarve

Aksioni “Gropa”, shkon në 15 numri i të arrestuarve

09:59, 24/05/2022

Kapja e 73 kg drogë në Ferizaj, shkon në 15 numri i të arrestuarve në mesin e tyre 6 shtetas të Turqisë

Dje Policia e Kosovës ka konfiskuar 73 kilogramë drogë të llojit heroinë, para të gatshme, telefona dhe vetura, në tri lokacione në rajonin e Ferizajt. Në lidhje me rastin janë arretsuar 15 persona.

Policia njofton se në mesin e të arrestuarve janë gjashtë shtetas të Turqisë.

“POSEDIM SHPËRNDARJE DHE SHITJE E SUBSTANCAVE NARKOTIKE /Ferizaj 15.011.2021 – 10:30. Me 23.05.2022 gjatë një plani operativ në 3 lokacione të ndara në regjionin e Ferizajt janë gjetur dhe konfiskuar 73 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë, para, telefona dhe vetura. Në lidhje me rastin janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje pesëmbëdhjetë (15) të dyshuar meshkuj (9 kosovarë dhe 6 shtetas të Turqisë)”, njofton Policia

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco