Politika jashtme, Musliu-Shoshi: 12 muajt e izolimit të shtetit të Kosovës!

Politika jashtme, Musliu-Shoshi: 12 muajt e izolimit të shtetit të Kosovës!

15:35, 12/04/2022

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka kritikuar institucionet përgjegjëse të shtetit për çasjen e tyre në politikën e jashtme.

Ajo kritikat i ka hedhur gjatë seancës së sotme të Kuvendit.

Sipas saj, MPJD-ja vazhdon të bëjë shkelje ligjore në baza ditore.

“12 muajt e izolimit të shtetit të Kosovës”

Përfaqësuesit kushtetues të të politikës së jashtme janë presidentja, kryeministrin dhe ministrja e jashtme. E portretizuan Kosovën si vend i krimit nga vet institucionet e saj.

E vërteta është thënë nga ambasadori amerikan. I cili thotë se në këto 13 vjet Kosova ka arrit diçka të jashtëzakonshme.

Përfaqësuesit tonë nuk kanë arritur ta takojnë mikun tonë, Joe Biden.

Kemi një përfaqësim që nuk pasqyron parime, as iniciativa. Kemi politikë të jashtme me korrespodencë. Situata në Ukrainë na kërkon që të jemi unifikues në politikën e jashtme”, është shprehur ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco