Haradinaj: Qytetarët kanë nevojë edhe për 1 euro – 100 euro shtesa janë lëmoshë

Haradinaj: Qytetarët kanë nevojë edhe për 1 euro – 100 euro shtesa janë lëmoshë

13:23, 12/04/2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalë në një konferencë për media pasi kryeministri Albin Kurti prezantoi sot Pakon e re për mbështetjen e qytetarëve.

Shtesat prej 100 euro, Haradinaj i quajti lëmoshë, teksa kërkoi që Ligji për Paga të kalojë sa më shpejtë.

Ai propozoi po ashtu se paga minimale neto duhet të bëhet 370 euro.

“Qeveria e Kosovës duhet të veprojë si qeveri e shtetit. Qytetarët kanë nevojë edhe për 1 euro, por nuk zgjidhet asnjë problem me masa që zgjasin vec 1 muaj. Është shumë e vogël shuma prej 100 euro që Albin Kurti të fshihet pas paaftësisë së tij për të rishiku buxhetin që do të mundësonte zgjidhje të krizës. Të punësuarit kanë nevojë për paga të dinjitetshme, qeveria t’i ris pagat për të gjitha kategoritë. Paga minimale neto të jetë 370 euro. Çmimet janë rritë në vazhdimësi. Të kalohet ligji i pagave me 33% rritje.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco