Rukiqi kritikon Qeverinë: 100 eurot nuk e zgjidhin krizën

Rukiqi kritikon Qeverinë: 100 eurot nuk e zgjidhin krizën

12:41, 12/04/2022

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 milionëve eurove nga pakoja e re financiare.

Sipas tij, ky veprim ‘ad hoc’ i Qeverisë së Kosovës nuk zgjidh problemet e qytetarëve në një periudhë afatmesme ose afatgjate, por që është një pako aty për aty .

Ai madje, ka thënë se ky vendim është si mungesë e politikave ekonomike dhe zhvillimore nga ana e ekzekutivit.

“Këto veprime po reflektojnë mungesën e një qasje konsistence sa i përket politikave ekonomike dhe zhvillimore. Qeveritë në përgjithësi, në raste të krizave ndërmarrin veprime të cilat duhet të koordinohen me sektorin privat dhe akterë të tjerë, si sindikatat e të tjera”, ka thënë ai.

Por a do të ndikoj shuma prej 100 euro për të zbutur krizën ekomomike, pas ngritjeve të çmimeve bazike në vend, Rukiqi është pesimist.

“Ky vendim është më shumë veprim për të qetësuar situatën e krizën për një periudhë të shkurtër kohore, po pa efekte në periudhën afatmesme dhe afatgjate. Mendoj që fillimisht është dashur të dëgjohen kërkesat e sektorit privatë, propozimet e akterëve dhe ky vendim nuk e adreson problemin për një muaj ose dy, por duhet veprime për një periudhë më të gjatë….”, ka thënë Rukiqi.

Sipas tij, pas inflacionit në vend qeveria është dashur të mendoj për politika të qarta, e ku në mesin e tyre edhe disa propozime që tash e sa kohë i ka dhënë Oda Ekonomike.

“Vet fakti që kemi inflacion, është shenjë e krizës dhe inflacioni nuk lë pasoja kur është i lartë, por edhe më pas. Duhet përpjekje dhe një politikë më e relaksuar fiskale, si p.sh norma të TVSh-së të reduktuara, largimi i akcizës për disa produkte për periudha të caktuara e masa të tjera që ka propozuar Oda…”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco