Ndihma 100 euro, Kryeziu: Çka ndodh me kategorinë e atyre që nuk janë në punë

Ndihma 100 euro, Kryeziu: Çka ndodh me kategorinë e atyre që nuk janë në punë

12:36, 12/04/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë bërë të ditur se do të ndajnë nga 100 euro në muajin prill.

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka pyetur Qeverinë Kurti se çfarë do të ndodh me kategorinë e atyre që janë të papunë.

Ai po ashtu ka thënë se kjo kategori po diskirmionohet dy herë.

 “Nëse punonjësve në institucionet publike apo private do t’u jepet një ndihmë ekonomike shtesë prej 100 euro?! Çfarë ndodh me kategorinë e atyre që nuk janë në punë? Nuk besoj se janë numër i vogël i tyre? Atyre po ju bie dy herë të diskriminohen, një herë që s’kanë ndonjë lidhje familjare për t’u punësuar dhe herën e dytë kur nuk përfitojnë asgjë nga ndihmat ekonomike shtesë, ngase janë të papunë.”, ka shkruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco