Ndihma prej 100 eurove, deputetë dhe ministra në një “thes” me qytetarët e varfër të Kosovës

Ndihma prej 100 eurove, deputetë dhe ministra në një “thes” me qytetarët e varfër të Kosovës

12:05, 12/04/2022

Kryeministri Kurti ka njoftuar sot në një konferencë për media për ndarjen e nga 100 euro shtesë në prill për punëtorët e sektorit privat, publik, pensionistët dhe studentët.

Te kategoria e sektorit publik, shumën prej 100 eurove do të përfitojnë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe ministrat e Qeverisë Kurti.

Kujtojmë se paga bazë e një deputeti në Kosovë është 1,547 euro në muaj ose 18,564 euro në vit. Ndërsa paga e një ministri është rreth 1.200 euro.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se shtesa prej 100 euro për pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik për muajin prill mund të ekzekutohet menjëherë. Por, për punëtorët e sektorit privat dhe studentët, duhet të hapet një aplikim.

Drejtori i hulumtimeve në Institutin për Studime të Avancuara GAP, Agron Demi ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 euroshit për muajin prill për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët.

Demi me anë të një shkrimi në Facebook ka pyetur se nëse Qeveria ka për synim t’i ndihmoj grupet e cenuara shoqërore për shkak të çmimeve, atëherë përse të futen me një thes edhe ata që kanë paga të larta.

“E pse? Nuk zmbrapsen kërkesat populliste për paga e pensione, duke marr vendime po aq populliste. Nëse Qeveria ka synim t’iu ndihmoj grupeve të cenuara shoqërore për shkak të çmimeve, përse me i fut të gjithë me një thes? Pse me i marr 100 euro si ata 2 për qind e punëtorëve që kanë paga shumë të larta, si ata që luftojnë për rritje të pagës minimale? Përse me marr subvencionim të njëjtë si studentët që banojnë në konvikte, si studentët që shkojnë në ligjërata me Range Rover? Përse këto së paku 70 milionë euro që do ju ndahen në prill të gjithëve, nuk shkojnë në projekte zhvillimore që munden të garantojnë punësim të qëndrueshëm ose me për të synuar atë 20 për qind të popullsisë që jeton në varfëri, apo me më pak 1.85 euro në ditë?”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco