Mbi 1 mijë e 200 trupa të pa jetë gjenden në rajonin e Kievit

Mbi 1 mijë e 200 trupa të pa jetë gjenden në rajonin e Kievit

18:45, 10/04/2022

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës ka thënë se më shumë se 1,222 trupa të pajetë janë gjetur në rajonin e Kievit që kur forcat ruse u tërhoqën nga zona.

Iryna Veneditktova ka thënë se autoritetet ukrainase janë duke i hetuar 5,600 raste të krimeve të dyshuara të luftës të kryera nga trupat ruse që nga fillimi i pushtimit.

Ajo ka theksuar se i kanë identifikuar mbi 500 kriminelë të dyshuar, duke përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë dhe qeveritarë në Rusi.

“Ajo që shohim në të gjitha rajonet e Ukrainës janë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe ne bëjmë gjithçka për ta rregulluar atë”, thotë ajo.

Ajo shton se Ukraina ka prova që Rusia kreu një sulm me raketa në një stacion treni në qytetin lindor të Kramatorskit.

Rusia e ka mohuar se ishte përgjegjëse për sulmin e së premtes dhe pretendon se nuk ishte raketa e tyre. Ajo gjithashtu ka mohuar të ketë shënjestruar civilët, shkruan BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco