Fuqia e Putinit është bërë pika e dobët e tij

Fuqia e Putinit është bërë pika e dobët e tij

17:59, 31/03/2022

Fuqia e jashtëzakonshme e Vladimir Putinit duket se tani me gjasë është një dobësi kyqe për liderin rus, me ata që e rrethojnë atë, që duken shumë të frikësuar për t’ia thënë të vërtetën, ose për të dyshuar arsyeshmërinë dhe strategjinë kur flitet për pushtimin rus të Ukrainës, shkruan CNBC, përcjell Periskopi.

“Putin vazhdimisht ka hequr qafe njerëzit që mund ta kenë sfiduar atë, duke lënë rreth vetës vetëm besnikët dhe të frikësuarit”, thotë Anton Barbashin, një analist politik rus dhe drejtor editorial i gazetës Riddle.

“Çdo autokrat ose diktator, sa më gjatë që rri në pushtet, rrethohet gjithnjë me njerëz që së pari janë besnik dhe pastaj (nëse ndodhë) të jenë kompetent”, shtoi ai.

Publikimet e fundit të inteligjencës amerikane thanë se Putinit nuk iu është thënë e gjithë e vërteta rreth pushtimit të dështuar rus të Ukrainës dhe se presidenti ndihet i keqinformuar nga liderët e tij ushtarakë të cilët nuk i kanë treguar atij detajet kyqe rreth luftës- i cili nuk ka shkuar sipas planit me forcat ruse që janë zhytyr në luftime në veri, në lindje dhe ne jug- sepse ata frikësoheshin se do ta nervozonin atë.

“Askush nuk dëshiron t’i kumtoj lajme të këqija dhe çdo agjensi që punon për atë dëshiron që të jetë ajo që i shfaq vlerat e veta para tij”, thotë ai.

“Ne nuk e dijm me saktësi se çka po ndodhë atje. Por, qartësisht, duke gjykuar sipas disa zërave, Putin nuk është i kënaqur me atë se si po ecën lufta”.

Analistët thonë se nuk janë vetëm komandantët e luftës ata që po frikësohen prej Putinit dhe ky është një problem i përhapur në qarqet e qeverisë ruse, prej rrethit të ngushtë të Putinit deri tek shërbyesit civilë të kualifikuar lartë që janë të frikësuar për të vënë në pikëpyetje regjimin ose luftën në Ukrainë.

“Ata janë shumë të frikësuar- shumë shumë të frikësuar”, thotë për CNBC Vladimir Milov, një opozitar rus dhe ish-zëvendësministër i Energjisë që tashmë jeton në Lituani.

“Më bësoni, unë kam shumë burime nga qeveria ruse dhe askush tani nuk po e mbështetë luftën- ndoshta kursehem për pak njerëz nga rrethi i ngushtë i Putinit- askush nuk po e mbështet atë që po bën Putin”.

Nga shumë besohet se Putin ka pritur që forcat ruse me lehtësi ta okupojnë vendin me qëllimin e rrëzimit të qeverisë së Ukrainës dhe instalimin e një regjimi pro-Rusi teksa Moska po synon të zgjerojë sferën e ndikimit të saj nga ish-shtetet sovjetike.

Analistët e mbrojtjes kanë thënë se trupat e Rusisë nuk ishin të përgaditura për pushtim, por kjo ndoshta nuk iu është kumtuar Putinit nga komandatët të uritur për ta lumturuar atë dhe jo të gatshëm për t’u dukur jokompetentë- osë në të vërtetë që forcat e tyre komanduese mos të duken të paafta.

Ekspertët po pyesin nëse pushtimi i Ukrainës- i cili ka pasur pasoja të pamendura për Rusinë- mund t’i kundërvihet në mënyrë spektakulare Putinit, duke e lënë atë të pambrojtur nga revolta në shtëpi, teksa po bie standarti i jetesës, osë një grushshtet të udhëhequr nga pjesëtarët e elitës së tij politike dhe biznesore.

Analistët nënvizojnë se duket që ka fare pak presion ndaj Putin për të sjellur fundin e luftës, me pak dëshmi që ndonjë anëtarë i elitës politike ose biznesore të jetë mobilizuar kundër luftës së Ukrainës.

Gjerësisht besohet se Putin ka derivuar nga fuqia e tij për të mbrojtur dhe për të pasuruar një elitë biznesore, si dhe duke persekutuar politikën opozitare ruse, në mesin e së cilës figura më prominente është Alexei Navalny që ishte burgosur për shkak të atyre që cilësohen si akuza të sajuara.

Gjithashtu thuhet se Putin është i rrethur me ‘siloviki’ ose ‘njerëz të fuqishëm’ të cilët janë ish-kolegë të tij nga KGB-ja (paraardhëse e FSB-së, shërbimi i sigurisë së Rusisë), ose me ata që vijnë nga shërbimet e sigurisë dhe të ushtrisë, si GRU-ja (agjensia ushtarake për inteligjencë të huaj) ose me FSO, Shërbimin Mbrojtës Federal, një agjensi federale shtetërore që besohet me personel prej 50 mijë njerëzve që janë përgjegjës për mbrojtjen e zyrtarëve të lartë shtetëror, natyrisht, përfshirë presidentin.

Kështu, Putin duket se ka një fshikëz së mbrojtjes rreth tij, duke e bërë atë virtualisht të paprekshëm

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco