Qytetarët tani mund të informohen për vaksinën kundër COVID-19 në barnatore

Qytetarët tani mund të informohen për vaksinën kundër COVID-19 në barnatore

17:08, 31/03/2022

Tash e tutje, qytetarët e Kosovës mund të marrin informacione rreth vaksinës kundër COVID-19 në barnatoret e tyre më të afërta.

Rreth 1000 farmacistë, në të gjitha regjionet e vendit, janë trajnuar me të dhëna të detajuara për vaksinën kundër COVID-19, këshilla për pyetjet më të shpeshta të qytetarëve dhe formën më të mirë të komunikimit me pacientë.

Barnatoret që tashmë kanë të trajnuar farmacistët e tyre kanë edhe emblemën “Për vaksinën COVID-19 fol me farmacistët”.

Ky trajnim është realizuar nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, përkrahur nga UNICEF-i në Kosovë në partneritet me USAID-in.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco