Aksidenti tragjik ku vdiqën dy persona, komuna e Malishevës publikon foto nga vendi i ngjarjes

Aksidenti tragjik ku vdiqën dy persona, komuna e Malishevës publikon foto nga vendi i ngjarjes

16:41, 31/03/2022

Komuna e Malishevës ka publikuar fotografi nga aksidenti tragjik afër fshatit Drenoc, në të cilin kanë vdekur dy persona.

Në njoftimi thuhet se kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ju ka shprehur ngushëllime familjareve të të vdekurve në aksidentin e trafikut që ka ndodhur gjatë ditës së sotme, afër fshatit Drenoc, e ku kanë humbur jetën dy persona.

“Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju shprehi ngushëllime për familjarët e juaj, që sot tragjikisht në një aksident trafiku kanë humbur jetën. Kjo është humbje për të gjithë ne, andaj ju familjarë, bëheni të fortë dhe kalojeni sa më lehtë këtë dhimbje”, thuhet mes tjerash në ngushëllimin e kryetarit Kastrati, drejtuar familjarëve.

Njoftimi i plotë:

Kryetari Kastrati  ngushëllon familjet e dy të vdekurve të cilët humbën jetën në aksidentin e sotëm

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ju ka shprehur ngushëllime familjareve të të vdekurve në aksidentin e trafikut që ka ndodhur gjatë ditës së sotme, afër fshatit Drenoc, e ku kanë humbur jetën dy persona.

“Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju shprehi ngushëllime për familjarët e juaj, që sot tragjikisht në një aksident trafiku kanë humbur jetën. Kjo është humbje për të gjithë ne, andaj ju familjarë, bëheni të fortë dhe kalojeni sa më lehtë këtë dhimbje”, thuhet mes tjerash në ngushëllimin e kryetarit Kastrati, drejtuar familjarëve.

Përndryshe, me të marrë informacionin e parë për ngjarjen e sotme, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është njoftuar nga ana e organeve lidhur me ngjarjen tragjike.

“Të nderuar qytetarë, e sidomos ju vozitës, ju lutem bëni kujdes gjatë vozitjes, në mënyrë që ti evitojmë këto aksidente. Jeta e secilit prej jush, është shumë më e vleshme se çdo gjë tjetër, prandaj, respektoni rregullat në komunikacion dhe bëni kujdes”, ka bërë thirrje kryetari Kastrati, nga vendi i ngjarjes./Demokracia.com/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco