E-kiosqet jashtë funksionit, Komuna jep sqarime

E-kiosqet jashtë funksionit, Komuna jep sqarime

16:32, 31/03/2022

Komuna e Prishtinës ka dalë me një sqarim pas ankesave nga qytetarët se E-kiosqet nuk janë duke funksionuar.

Sipas njoftimit, ky është një problem me të cilin nuk po përballet vetëm Komuna e Prishtinës, por i gjithë vendi dhe se vjen si rezultat i disa ndryshimeve që janë bërë në certifikata nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Po ashtu, komuna bën të ditur se për arsye të sigurimit të të dhënave në sistemin elektronik, janë duke u përballur edhe me ndërprerje të njëpasnjëshme të sistemit në periudha të ndryshme kohore, gjë kjo që po i shkakton edhe radhët e gjata të pritjes në sportelet e Komunës.

“Kërkojmë mirëkuptim nga ana e qytetarëve deri në zgjidhjen e këtij problemi, duke marrë parasysh se Komuna nuk ka kompetencë të ndërmarrë ndonjë veprim konkret, veçse të vazhdojë ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve brenda Komunës së Prishtinës”, thuhet në sqarimin e komunës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco