Kreu i NATO: Rusia nuk po tërhiqet, po ripozicionon trupat

Kreu i NATO: Rusia nuk po tërhiqet, po ripozicionon trupat

15:24, 31/03/2022

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se trupat ruse po ripozicionohen, e jo tërhiqen siç kishte deklaruar Moska.

Duke folur para gazetarëve në Bruksel, Stoltenberg theksoi se bazuar në informacionet e inteligjencës, njësite ruse nuk po tërhiqen nga Ukraina, por se thjesht po ripozicionohen.

‘Rusia po tenton të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të forcohet akoma për ofensivat në rajonin e Donbasit’, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

 ‘Të njëjtën kohë, Rusia po e mban nën presionin Kievin dhe qytetet e tjera ukrainase. Për këtë mund të presim ofensiva shtesë – duke sjellë më shumë vuajtje te qytetarët ukrainas’, shtoi Stoltenberg.

Ngjashëm janë deklaruar nga Pentagoni, që theksuan se lëvizja e Putinit për kinse tërheqje të njësive ruse nga Ukraina, janë thjesht blerje e kohës për rigrupim dhe riorganizim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco