Këtë herë nuk dihet, por vizitën e kaluar stadi i MD-së mori nga 230 euro mëditje për vizitën ne Hagë

Këtë herë nuk dihet, por vizitën e kaluar stadi i MD-së mori nga 230 euro mëditje për vizitën ne Hagë

14:39, 31/03/2022

Në shtator të vitit të kaluar, një delegacion i Ministrisë së Drejtësië vizitoi Dhomat e Specializuara të Kosovës për t’u njohur nga afër me gjendjen e të paraburgosurve tanë, disa prej ish-liderëve të UÇK-së. Delegacioni prej tre anëtarëve, i kryesuar nga zëvendës-ministri i këtij dikasteri qeveritar, Blerim Sallahu, qëndroi për dy ditë në selinë e Gjykatës Speciale ku takuan ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen atje.

Krahas Sallahut, në vizitën në Hagë shkuan edhe shefi i Kabinetit të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, Genc Nimoni, dhe udhëheqësja e Divizionit për Mbrojtje Juridike dhe Mbështetje Financiare, Pranvera Ejupi-Hajzeraj.

Përveç takimit me shumicën krerëve të UÇK-së, Sallahu dhe të tjerët u pritën edhe nga Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, me të cilën biseduan për vizitat e familjarëve të të paraburgosurve e skemën e ndihmave juridike.

Por, i gjithë ky ‘ekskursion’ i tre zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbi 3 mijë e 300 euro.

Dyshi i Ministrisë së Drejtësisë, Blerim Sallahu, mori 230 euro meditje për qëndrimin e tij në Hagë. Të njëjtën shumë e pëfituan si meditje edhe Nimoni e Ejupi-Haziraj.

Por nga buxheti i Kosovës më së shtrejti u pagua për akomodimin e tre zyrtarëve shtetërorë.

Nga 465 euro e 40 cent pagoi shteti i Kosovës për akomodimin e zëvendësit të Haxhiut.

Po aq u pagua edhe për shefin e Kabinetit të Haxhiut dhe nëpunëses së Ministrisë së Drejtësisë.

1257 euro e 69 centë u shpenzuan për biletat e tre zyrtarëve që udhëtuan për në Hagë.

Në Hagë është duke qëndruar edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevcin, kryetarin e Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemin, e deputetin minoritar, Erxhan Galushin, do të takojnë ish-krerët e UÇK-së.

Në krahasim me vizitën e shtatorit të 2021, kësaj radhe barra financiare e udhëtimit të delegacionit nga Kosova do të jetë edhe më e madhe pasi që në përbërje janë 4 anëtarë.

Për më shumë, delegacioni i kryesuar nga Ministrja Haxhiu ka udhëtuar dje e do të kthehet tek me datën 1 prill. Një gjë e tillë pritet të fryjë edhe më shumë faturat për akomodim.

Natyrisht, në bazë të ligjit, as meditjet nuk do të mungojnë për këtë vizitë.

Ndryshe, ish-presidenti Hashim Thaçi e ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kanë refuzuar të takojnë ministren Haxhiu dhe të tjerët.

Të njëjtën gjë, dy ish-krerët e UÇK-së e bënë edhe me delegacionin e kryesuar nga Sallahu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco