Një popull i tërë në dorën e VV-së

Një popull i tërë në dorën e VV-së

18:00, 31/03/2022 Nga A.Z

Pas ngritjes së çmimeve në treg, shumë nga qytetarët po e shohin si të nevojshme një ndihmë nga Qeveria. Së fundmi është propozuar që qytetarët të mund ti tërheqin deri në 30% të kursimeve të pensione nga Trusti. Ky propozim është mirëpritur nga këta të fundit mjaftë mirë. Siç duket tërheqja e 10% të fundit u la ëmbël qytetarëve të vendit, shkruan syri.net Kosova.

E për këtë Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale mbajti takim ditën e djeshme.

Tërheqja e kursimeve nga Fondi i Pensionit është kompetencë e Kuvendit të Kosovës dhe se do të përkrahet secili vendim që sjell ky organ.

Kështu ka thënë kryesuesi i Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale (Trusti), Ruzhdi Morina duke shtuar se humbjet e Trustit kanë filluar të rikuperohen.

“Ne vazhdojmë të mbajmë pozicionin se nuk dëshirojmë që përfshihemi në këto iniciativa. Kjo është kompetencë e Kuvendit të Kosovës. Jemi të gatshëm ta zbatojmë secilin vendim që e sjell Kuvendi. Është mirë që për këto iniciativa të diskutohet, por që kjo duhet të jetë mundësia e fundit për t’i ndihmuar qytetarët”, tha Morina gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, raporton syri.net Kosova.

Analisti ekonomik: ‘Unë jam ithtar i 20% të tërheqjes së Trustit’

Syri.net Kosova ka bërë një bisedë me analistin ekonomik, Mustafë Kadrijaj. Analisti hedh poshtë idenë e Qeverisë kinse Kosova ka pësuar rritje ekonomike. Sipas tij, qytetari është edhe më i varfër se në pranverën e 2020-së kur edhe filloi pandemia.

‘Natyrisht që bordi ka kaluar përgjegjësin tek Qeveria dhe parlamenti që është normale por nga qëndrimet e deritanishme të pozitës si në nivel qeveritar dhe parlamentar nuk ka disponim me arsyet e tyre sikur Kosova të funksiononte normalisht duke pretenduar që Kosova ka pasur rritje ekonomike derisa qytetari është edhe më i varfër se në pranverën e 2020-së kur filloi pandemia’, ka thënë ai për Syri.net Kosova.

Dhe për këtë analisti është pro tërheqjes së Trust-it dukë përshkallëzuar këtë tërheqje në bazë të vlerës së kursimit.

‘Unë jam ithtar i 20% të tërheqjes së trustit dhe kjo të jetë e përshkallëzuar në bazë të kursimit pra kategoria që kanë të kursyera me pak se 5000 euro të kenë mundësinë të i tërheqin 20%, mbi 5000 deri në 1000 euro të kursyera të tërheqin 15% si dhe mbi 10000 euro të tërheqin 10% pra me këtë bëhet një balancim dhe drejtësi tek përfituesit.

Pra arsyetim i Qeverisë dhe i zyrtarëve të LDK-së për mos tërheqje do të qëndronte sikur Kosova të ishte se funksionuari normalisht por tani kur flasim kemi rritje të çmimeve enorme si në konsum, derivate, energji elektrike dhe në të gjithë sektorët tjerë të jetës familjare  ndërsa në anën tjetër kemi pagën me të ulet në rajon si rezultat i kësaj gjendje të palakmusheme gatishmëria për të lëshuar vendin rritet nga dita në ditë’, tha ai.

Krejt në fund, analisti thotë që Qeveria duhet të mirëkuptoj qytetarët dhe se tërheqja e 20% e Trustit nuk është në dëm të shtetit.

Sipas tij, qytetarët nuk e kanë rahatinë e zyrtarëve të lartë me paga të majme.

‘Pra qeveria dhe ata zëra si LDK-ja mos të sillen si teoricienë ekonomik me analiza nga kolltukët e tyre por të zbresin në gjendjen e qytetarit i cili përpëlitet çdo ditë për të siguruar gjërat elementare për familjen. Pra me tërheqje të 20% qytetari nuk po e ngarkon Qeverinë por po kërkon djersen e vet dhe në anën tjetër Qeveria është përfituesja sepse ato mjete do e fuqizojnë portofolin e qytetarit’, përfundoi ai.

‘Lejoni njerëzit t’i marrin paratë e tyre nga trusti, sepse janë në hall!’

Për këtë reagim pati edhe ish Ministri i Ekonomisë, Muharrem Nitaj.

Nitaj është pro kësaj tërheqje, ngase sipas tij qytetarët janë në hall të madh me ngritjen enorme të çmimeve dhe pagave të ulëta.

‘Qytetarët e Kosovës kurrë nuk kanë qenë në gjendje më të rëndë sociale se sa sot, kjo për shkak të rritjes enorme të çmimeve dhe të pagave që nuk janë rritur tash e sa vjet! Një numër jo i vogël i tyre, tashmë po i vuajnë pasojat e varfërisë.

Prandaj lejoni njerëzit t’i marrin paratë e tyre nga trusti, sepse janë në hall!’, ka thënë Nitaj.

‘I ngopuri të untit’ nuk ia beson

Edhe analisti politik, Arton Demhasaj është pro tërheqjes së 30%.

Ai në një shkrim në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo tërheqje është masë lehtësuese për të përballuar shtrenjtimin e kostos së jetesës, raporton syri.net Kosova.

‘Rreth 75 % e qytetarëve të Kosovës në një matje të opinionit publik, janë deklaruar se do të mirëpritnin jashtëzakonisht shumë një mundësi për të tërhequr deri në 30% të parave nga TRUSTI, si masë lehtësuese për të përballuar shtrenjtimin e kostos së jetesës’, ka shkruar ai.

Analisti përfundoi shkrimin me një batutë drejtuar Bordit të Trustit duke i thënë që ‘i ngopuri të uriturit’ nuk ia beson.

‘Ndërsa Bordi i Trustit që marrin paga të larta, gjatë raportimit në Komision Parlamentar, në vend se të shqyrtonin këtë mundësi, e ndjejnë veten komod aq sa për të dhënë leksione institucioneve që të gjejnë zgjidhje të tjera.

Kanë thënë “i ngopuri të untit” nuk ia beson, e Bordi i Trustit siç duket është mjaft i ngopur!’, ka shkruar Arton Demhasaj.

Edhe nga kjo listë e pasurive të deputetëve të partisë së Kurtit kuptojmë që VV është në ‘komfort zonë’.

Top-10 deputetët më të pasur nga partia e Kurtit janë:

Valon Ramadani | 3 millionë e 802 mijë euro;

Enver Haliti | 1 milion e 660 mijë euro;

Gramoz Agusholli | 1 milion e 405 mijë euro;

Jahja Kokaj | 1 milion e 165 mijë euro;

Haki Abazi | 795 mijë euro;

Fatmir Humolli | 730 mijë euro;

Avni Dehari | 596 mijë euro;

Fitim Haziri | 560 mijë euro;

Luan Aliu | 550 mijë euro;

Dimal Basha | 540 mijë euro.

Rreth 75% e qytetarëve të gatshëm për tërheqjen e 30%

Kujtojmë që nga një hulumtim i fundit 73.1% e qytetarëve të anketuar janë pro vendimit për ti tërhequr deri në 30% të kursimeve pensionale nga Trusti. Po ashtu, në rast se miratohet ky vendim, 79% e tyre janë shprehur të gatshëm që ti tërheqin kursimet e tyre pensionale nga Trusti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco