Britania e Madhe shpall sanksione të reja ndaj Rusisë, mes tyre dhe  ‘kasapi i Mariupolit’

Britania e Madhe shpall sanksione të reja ndaj Rusisë, mes tyre dhe ‘kasapi i Mariupolit’

13:07, 31/03/2022

 Që kur Vladimir Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë, Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar më shumë se 1000 individë, subjekte dhe filialë më të rëndësishëm dhe me vlerë të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Ndërsa sot qeveria britanike ka lëshuar dhe 14 sanksione të tjera ndaj propaganduesve rusë, organeve të mediave shtetërore dhe figurave ushtarake - duke përfshirë oficerin rus Mikhail Mizintsev i cili njihet me pseudonimin "kasapi i Mariupolit" i cili është fajësuar për bombardimet e një spitali për fëmijë dhe një teatri dramash ku më shumë se 1,000 civilë ishin strehuar në atë kohë.

Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha sot se të sanksionuarit kanë përhapur gënjeshtra dhe mashtrime në lidhje me pushtimin e paligjshëm të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin .

Gjithashtu në listë janë propagandisti rus Sergej Brilev dhe TV-Novosti i financuar nga Kremlini, i cili zotëron kanalin e lajmeve Russia Today.

Duke qenë se ka jetuar më parë në Mbretërinë e Bashkuar, z. Brilev - një prezantues i famshëm televiziv në median shtetërore ruse Rossiya - nuk do të jetë më në gjendje të aksesojë asnjë nga asetet e tij në Mbretërinë e Bashkuar ose të vazhdojë marrëdhëniet e biznesit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco