Kosovarët që tmerruan Zvicrën, rastet më të rënda që ndodhën atje

Kosovarët që tmerruan Zvicrën, rastet më të rënda që ndodhën atje

14:00, 31/03/2022

Nuk kalon ditë që kosovarët nuk bëhen temë për të keq në mediet zvicerane. Therje, vrasje, rrahje...kështu prezantohen ata që bëjnë krime në shtetin për të cilin e kanë lënë Kosovën. Syri.net Kosova, sjell më poshtë top 10 ngjarjet makabre të shkaktuara nga shqiptarët e Zvicrës

Nga: Erdonit HOXHA

Është një vend i ëndrrave për shumëkë. Përpos bukurive natyrore, Zvicra njihet edhe për standardin e lart jetësor, me kushte e paga shumë të mira.

Me gjithë këto veçori, ky shtet i ka joshur e i ka ‘ngreh’ shumë kosovarët, të cilët ndër vite, në forma legale e ilegale, kanë arritur të bëhen banorë të këtij vendi.

Duke qenë se janë afro 200.000 shqiptarë në Zvicër, ka edhe nga ata që na kanë bërë krenarë, por, disa të tjerë janë përmendur për gjëra aspak të mira.

Fjala është për krimet që shqiptarët kanë bërë mes vete, duke zënë kështu ballinat e medieve zvicerane.

Mirëpo, akoma enigmë mbet pyetja, përse Zvicra është shteti më me zë, ku shqiptarët më së shumti përmend për vjedhje e vrasje?

Sido që të jetë, Syri.net Kosova sjell më poshtë 10 top rastet më të tmerrshme që janë kryer nga shqiptarët ‘zviceranë’.

Vrasja e 32 vjeçarës nga Gjakova

Besjana  Rama është 32 vjeçarja nga Gjakova e cila mbeti e vdekur në Zvicër. Ajo u dyshua se u vra nga bashkëshorti i saj i cili u arrestua dhe u dërgua nga paraburgim. Sipas mediave zvicerane, dy fëmijët e çiftit dhe një fëmijë tjetër ishin gjithashtu në shtëpi në kohën e vrasjes. Më pas, trupi i pajetë i Besianës u kthye në vendlindje dhe u varros aty.

Vrasja e 20 vjeçarit nga Kosova

Ardit Nikçi nga Kosova mbeti i vrarë në një përleshje të armatosur që ndodhi të shtunën e shtatorit të vitit 2021, në një pompë të derivateve, në Lucern të Zvicrës. Gazeta 20min.ch shkroi se 20-vjeçari vdiq pas një mosmarrëveshjeje që ndodhi në një pompë të benzinës në Lucern, ku u përdor thika. Sipas medias në fjalë, në përleshjen ku mbeti i vrarë kosovari u lënduan edhe gjashtë persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital për shkak të lëndimeve që kanë marrë.

Kushëriri vret kushëririn në Zvicër

Në korrik të vitit 2018 u raportua për një vrasje mes shqiptarëve në Zvicër, ku u tha se 61 vjeçar nga Gjilani, ka vrarë kushëririn e tij për disa para që ai nuk ia ka kthyer paratë. Ky problem vazhdoi akoma me pakënaqësi, pasi, dënimi me 15 vjet burg i 61-vjeçarit nga Kosova i cili qëlloi para dy vjetësh kushëririn e tij në rrugën Webergasse në St.Gallen nuk e ka kënaqur familjen e viktimës, Haki Spahiu.

Vrasja e gruas 44 vjeçare, nga bashkëshorti

Sipas një shkrimi të publikuar para një viti në medie, një grua me inicialet F. B, 44-vjeçare, ka vdekur në spital, pas dhunës që dyshohet e ka pësuar nga burri i saj në Schafisheim AG të Zvicrës. Viktima nuk ka mundur të shpëtojë pavarësisht reanimimit nga mjekët. Ndërkohë, ndaj burrit të saj thuhej se është caktuar masa e paraburgimit prej tre muajsh. Ky lajm që ka tronditur të afërmit e viktimës, është vetëm një më shumë, në listën e vrasjes së grave shqiptare, shkruan Syri Kosova.

Dy gra të vrara nga një shqiptar

Me dy gra të vrara ka përfunduar një tragjedi e shkaktuar nga shqiptari nga Kosova, R.B. 54 vjeç që jeton në Zvicër, mëngjesin e së hënës së dytë të janarit të vitit 2018. Njëra nga dy gratë e vrara në banesën në kantonin e Argaut, sipas medieve zvicerane, ishte bashkëshortja e vetë dorasit, 38-vjeçare, ndërsa edhe për tjetrën supozohet të jetë anëtare e familjes. Siç raportoi gazeta zvicerane, Blick, shqiptarja që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj quhej Alma, ndërkaq mbiemri i saj nuk është bërë i ditur për shkak të hetimeve. Kosovari i dyshuar për vrasjet ishte arrestuar në qytezën Hausen të Zvicrës, aty edhe ku banonte.

Dyshimi për vrasjen e babait nga 18 vjeçarja

Rrethanat e vrasjes së shqiptarit 47 vjeçar nga Kosova M.B., që ka ndodhur në vitin 2020 në Cyrih, sipas raporteve të para të asaj kohe, ishte e mbuluar nga misteri. Ndërkohë, autoritetet kompetente kishin dhënë një version lidhur e rrjedhën e krimit. “Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, zyra e prokurorit publik supozon se vajza 18-vjeçare ka plagosur fatalisht babanë e saj me armë gjatë një mosmarrëveshje familjare”. Kështu është shprehur prokurori publik për mediat zvicerane. Vajza ishte arrestuar që atëherë.

Vrasja e babait dhe dhëndrit nga Demë B.

Demë B. quhej personi që ishte  arrestuar në Pejë, pasi i njëjti është i dënuar më 17 vite burgim në Zvicër, për vrasjen e dhëndrit dhe babait të tij në Oensingen (/SO). Ai ishte arrestuar me një mandat te Interpol-it të lëshuar nga policia federale (FEDPOL) në Bern. D.B. krimin e kishte kryer bashkë me djalin e tij, Bekim Berisha. Ky i fundit, 28 vjeç, për të njëjtin krim u dënua më 20 vite burgim nga drejtësia zvicerane, shkruan Syri Kosova.

Vrasja e 7 vjeçarit shqiptar nga 75 vjeçarja zvicerane

Një lajm i rëndë ka tronditur qytetin e Bazelit dhe gjithë Zvicrën në vitin 2019. Një djalë 7 vjeçar është therur për vdekje në Bazel, rrugës duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi. Si vrasëse e dyshuar, sipas prokurorisë publike është një grua 75 vjeçare. Ajo e ka sulmuar vogëlushin, ka thënë vetë ajo. Siç bën të ditur prokuroria e Bazelit, ajo është arrestuar. Më pas, u bë e ditur se 7 vjeçari ishte kosovar, me prejardhje nga Lipjani. Lajmi pati jehonë disa ditë atje, por, sidoqoftë, 7 vjeçari që mbeti i vdekur u varros pas ekzaminimeve dhe ngjarja u mbyll.

Vdekja e 29 vjeçarit nga Gjakova

Ngjarja tragjike që ndodhi në nëntor të vitit 2019, ku në stacionin e trenave në Zwingen, afër Bazelit, ia vdiq një i ri, 29 vjeçar, kosovar. Rasti atëkohë u konfirmua edhe nga mediat zvicerane, pasi ai u godit nga një linjë e huaj që po kalonte në hekurudhë gjatë kohës sa po kryheshin punime. Sidoqoftë, ajo që u mor vesh, ishte fakti se se viktima ka qenë Martin Dodaj nga Komuna e Gjakovës, derisa familjarët dhe miqtë e të ndjerit tashmë kishin shprehur dhimbjet e tyre edhe përmes rrjeteve sociale.

Tentimi për ta helmuar burrin

Gruaja 55-vjeçare me origjinë nga Kosova, është shpallur fajtore të martën e fundit të marsit të vitit 2022, nga Gjykata e Lartë Kantonale e Cyrihut, pasi e njëjta kishte tentuar ta vras bashkëshortin e saj në fillim të vitit 2018. Të akuzuarës, e cila kishte tentuar ta helmonte burrin e saj, por pasi kjo nuk funksionoi, ajo kishte provuar ta mbyste atë edhe me një kabllo, iu shqiptua një dënim prej 14 vitesh burgim, një dënim me kusht me para prej 130 njësish ditore prej 10 franga zvicerane dhe një gjobë prej 1000 CHF. Po ashtu ajo u dëbua për 12 vjet nga Zvicra.

E, këto janë vetëm disa nga rastet e shumta që kanë ndodhur në Zvicër nga shqiptarët, duke i dhënë këtij shteti epitetin si “zonë e rrezikshme” për jetesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco