Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete dje në rrugën “Tirana” në Prishtinë.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES /Rr. Tirana, Prishtinë 07.02.2022 – 16:24. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Ekipi mjekësor dhe njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
© SYRI.net