Reagimi ‘epik’ i VV-së: Kështu shfajësohet për paratë që deputetët e saj, ia hëngrën Kosovës për karburante

Reagimi ‘epik’ i VV-së: Kështu shfajësohet për paratë që deputetët e saj, ia hëngrën Kosovës për karburante

12:15, 04/02/2022

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon përpjekjen e sqarimeve për skandalin e shpenzimeve të naftës, ku janë të përfshirë në shpenzime mjaft të mëdha deputetë të kësaj partie si dhe shumë deputetë opozitarë.

Në një reagim të fundit, partia në pushtet njofton edhe një herë se deputetët e saj janë tërhequr nga kompenzimi për shpenzimet e udhëtimit dhe flet për lakmine e pushteteve të kaluara.

Reagimi: 

Deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! tërhiqen nga kompenzimi për shpenzimet e udhëtimet, si dhe ushtrojnë kërkesë te Kryesia e Kuvendit për rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve.

Lëvizja VETËVENDOSJE! prej që ekziston ka kërkuar që pagat e deputetëve të zvogëlohen pasi që nuk korrespondojnë me nivelin e përgjithshëm të pagave në vend dhe krijojnë hendek mes të përfaqësuarit dhe përfaqësuesit.

Në vitin 2010 kur jemi bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës për herë të parë kemi kërkuar që mëditjet të mos mbesin çështje e mëshirës apo përcaktimit individual por të jetë çështje e rregulluar me letra dhe formalisht. Ky propozim i yni asnjëherë nuk ka marrë mbështetje në Kryesi të Kuvendit.

Po ashtu në vitin 2018, grupi ynë parlamentar në kuadër të rishikimit të projektligjit për paga pat propozuar amandamentin numër 4 që tekstualisht thotë: “Deputetët nuk përfitojnë shtesa të tjera mbi pagën bazë”. Ky amandament nuk e pat marrë mbështetjen e deputetëve të PAN-it, dhe nuk pat kaluar.

Tash, kjo çështje është duke u rregulluar nga Kryetari i Kuvendit përmes rregullores së Kuvendit. Paga e 13-të është ndërprerë dhe nuk ekziston më, dhe mes shumë të tjerave çështje që kufizojnë shpenzimin e parasë publike është paraparë edhe kjo e shpenzimeve për udhëtim.

Shteti dhe shoqëria ndërtohen mbi bazën e rregullave dhe normave dhe jo mbi përcaktimet individuale të personave që bartin pozita. Ne besojmë në grupin tonë parlamentar dhe në synimin e tij për t’i hequr mëditjet dhe shtesat tjera që janë të tepërta e që i takojnë lakmisë së pushteteve nga e kaluara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco