Ata që dikur ‘gjuanin gurë’ për shpenzimet e parave, sot po bëjnë njësoj

Ata që dikur ‘gjuanin gurë’ për shpenzimet e parave, sot po bëjnë njësoj

11:23, 04/02/2022

67 deputetë të Kuvendit të Kosovës janë kompensuar për shpenzimet që kanë bërë për “karburant”, ku mbi 50 për qind e tyre janë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka publikuar listën me emrat e 67 deputetëve dhe shumën e parave që kanë marrë për shpenzime të udhëtimit

Lista e plotë u publikua pas publikimit të emrave të 12 deputetëve, gjashtë prej të cilëve ishin nga radhët e LVV-së dhe shumave që ata morën nga shteti për karburant.Image

Tek pas publikimit ata vendoswn qw tw mos marrin paratw pwr karburante.

Sipas kësaj liste, vetëm për shpenzime të rrugës të këtyre deputetëve për pjesëmarrje në seanca janë harxhuar 8 mijë e 680 euro, derisa për shpenzime të rrugës për pjesëmarrje në komisione janë harxhuar 5 mijë e 430 euro.

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës e miratuar në prill të vitit 2010 parasheh edhe të drejta shtesë të deputetit përfshirë mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit brenda dhe jashtë vendit me detyrë zyrtare.

Rregulla 6.1 thotë që deputeti i cili udhëton zyrtarisht jashtë ose brenda vendit – jashtë vendbanimit të tij, qoftë individualisht ose në përbërje të delegacionit që e përfaqëson Kuvendin ose trupat e tij, i takon kompensimi i shpenzimeve të qëndrimit, të udhëtimit si dhe mëditja.

E disa prej deputetwve qw morwn para pwr karburante, po del se jetojnw nw Prishtinw dhe se nuk kanw as makina. E tillw wshtw edhe Yllza Hoti. Ajo pasi iu publikua emri nw listwn e shpenzimeve, hyri nw Facebook dhe e fshehu vendbanimin.

Shpenzime tw tilla kishte edhe nga deputetwt e tjerw, tw VV-sw dhe partive tw tjera.

Tw menjhwhershme ishin reagimet. VV tha se distancohet nga marrja e parave pwr kwto karburante. Kjo u bw pas publikimit tw listave me shpenzime.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka reaguar për rastin e deputetes së VV-së, Yllza Hoti, e cila duke mos pasur veturë, si dhe duke jetuar në Prishtinë ka shpenzuar 810 euro për naftë për të shkuar në punë.

Kastrati ka treguar se edhe ai si deputetja Hoti nuk ka veturë, herë shfrytëzon taksitë e herë autobusët

Ai ka ironizuar duke pyetur se mos deputetja në fjalë “e ka trotinetin me naftë?”.

“Kjo çfarë ka shpenzu deputetja e VV-së nuk është hajni. A e dini pse, sepse kjo është anëtare e VV-së. Për me qenë hajn (sipas helmimit të Albinit ) duhet ti takosh një partie tjetër”, ka shkruar Kastrati.

eDeputetja e VV-së, Fitore Pacolli është munduar të mjegullojë situatën pasi dolën në publik shpenzimet enorme për naftë të deputetëve të kësaj partie.

Ajo ka ripublikuar vendimin e partisë së saj për të hequr dorë nga tani e tutje nga kompensimi, shkruan lajmi.net.

Por ka pretenduar se kjo është “llogaridhënie” dhe “përgjegjësi” ndaj qytetarëve.

Postimi i plotë i saj në Facebook:

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njejtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve.

Llogaridhënie dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të Republikës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco