Mërgimtarët mund të hyjnë në Kosovë edhe pa dëshminë e vaksinës, por me një kusht!

Mërgimtarët mund të hyjnë në Kosovë edhe pa dëshminë e vaksinës, por me një kusht!

09:45, 03/02/2022

Qeveria e Kosovës ka kohë që kur ka vendosur masa të reja në luftë kundër COVID-19 në vendin tonë.

Një nga masat që është kritikuar më së shumti ka qenë masa që parasheh 3 doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë, apo dy doza dhe testi PCR.

Por a mund të hyjnë mërgimtarët kosovarë që jetojnë në vendet tjera të botës pa 3 doza të vaksinës?

Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje me shkrim për Veriu.info ka konfirmuar se mërgimtarët tanë që kanë edhe shtetësi të Kosovës mund të hyjnë në Kosovë nëse kanë 2 doza të vaksinës, apo me një dozë të vaksinës dhe testin Pcr apo edhe pa vaksinim vetëm me test pcr por që duhet të karantinohen për 7 ditë.

Përgjigja e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë:

“Me masat në fuqi, mërgimtarët tanë që jetojnë jashtë vendit dhe që kanë shtetësi edhe të Kosovës, mund të hyjnë në Kosovë me 2 doza të vaksinës COVID-19, pa test PCR.
Gjithashtu, me 1 dozë vaksine dhe test PCR të kryer në 48 orët e fundit, me kusht që të shkojnë në karantimim shtepiak 7 ditë.
Po ashtu, mund të hyjnë edhe pa vaksinim, vetëm me test PCR, por gjithashtu shkojnë në karantim 7 ditor, derisa nga vaksinimi janë të liruar ata që kanë dëshmi mjekësore se kanë kundërindikacione për marrje të vaksinës, të lëshuar nga mjeku specialist i fushës përkatëse si dhe fëmijët në 12 vjec.

Kuptohet, ata me 3 doza, gjithashtu , nuk kanë nevojë fare për test.

Masat ne fuqi pritet të rishqyrtohen në dy ditët e ardhshme.”


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco