Tentim vrasje ndaj një polici në Prishtinë

Tentim vrasje ndaj një polici në Prishtinë

09:08, 03/02/2022

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person të dyshimtë në Prishtinë.

I njëjti është arrestuar pasi që me veturën e tij në lëvizje e ka goditur viktimën mashkull, pjesëtarë i Policisë së Kosovës.

Pas kësaj, i njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Plava, Prishtinë 01.02.2022 – 19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me veturën në lëvizje e ka goditur viktimën mashkull pjesëtari PK-së dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco