Pasi përfundoi vizitën në Prishtinë, Lajçak niset drejt Beogradit

Pasi përfundoi vizitën në Prishtinë, Lajçak niset drejt Beogradit

17:54, 02/02/2022

Pas qëndrimit dy ditor në Kosovë, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak është nisur drejt Beogradit.

Në vizitën e tij në Beograd, Lajçak pritet të takoj presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një publikimi në Twitter, Lajçak tha se gjatë rrugës për në Beograd është ndaluar edhe në pikë kalimin në Mutivodë.


“Gjatë rrugës nga Prishtina për në Beograd, vizitova objektet e ndërtuara nga Bashkimi Evropian në pikë kalimin në Mutivodë. Është një rezultat konkret i dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, i dobishëm për të gjitha komunitetet dhe lirinë e tyre të lëvizjes. Shpresojmë që së shpejti do ta shohim plotësisht funksional dhe të përdorur nga të dyja palët”, tha ai.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Lajçak bashkë me emisarin amerikan, Gabriel Escobar kanë takuar presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti si dhe përfaqësuesit e opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco