Ndodh për herë të parë, nënkryetar i Graçanicës zgjodhet një shqiptar

Ndodh për herë të parë, nënkryetar i Graçanicës zgjodhet një shqiptar

17:25, 02/02/2022

Për herë të parë nënkryetar për komunitete në komunën e Graçanicës është zgjedhur një shqiptar.

Në këtë pozitë është emëruar Leutrim Ajeti.

Ajeti është zgjedhur asamblistë nga radhët e Aleancës Shqiptare.

“Të nderuar miq e familjarë,

Me propozim të Kryetarës së Komunës znj. Liljana Shubariq, Kuvendi Komunal i Graçanicës sot më emëroi nënkryetar të Komunës për Komunitete.

Së pari falenderoj të gjithë qytetarët që në zgjedhjet e fundit besuan në mua, e më pas edhe kryetaren e Komunës dhe Kuvendit Komunal në Graçanicë.

Do të jem zëri i çdo qytetari të Komunës së Graçanicës, pa dallim etnie, feje e gjinie dhe me përgjegjësi të lartë do t’i kryej obligimet e mia me të cilat u ngarkova sot”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco