Policia në Pejë lëshoi mbi 5 mijë fletëgjoba në komunikacion brenda një muaji

Policia në Pejë lëshoi mbi 5 mijë fletëgjoba në komunikacion brenda një muaji

15:57, 02/02/2022

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës gjatë muajit janar ka realizuar aktivitete të shumta policor që lidhen me rregullimin e komunikacionit si dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

“Vetëm gjatë këtij muaji Njësitet policore në kuadër të Drejtorisë rajonale në Pejë kanë shqiptuar 5760 fletë gjoba në komunikacion. Ndër këto fletë gjoba vlen të ceken se, 2125 fletë gjoba janë lëshuar për mos respektim të shpejtësisë së kufizuar, 504 fletë gjoba për mos respektim të shenjave të komunikacionit, 154 për kalim të afatit të regjistrimit të veturave, 627 për rripin e sigurisë gjatë ngasjes së veturës, 109 vozitje e veturës pa patentë shofer, 140 mos përshtatje të kushteve të rrugës, 53 fletë gjoba për tejkalim/anashkalim i parregullt. Ndërsa fletë gjobat tjera janë për kundërvajtje tjera bazuar legjislacionit për rregullimin dhe sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin për media.

Poashtu është thënë se policia rajonale në Pejë gjithashtu kanë realizuar fushata vetëdijësuese në koordinim me Divizionin e Komunikacionit rrugor, kanë pas takime dhe punë koordinuese me Institucionet Komunale dhe qendrore për koordinimin e punëve dhe detyrave në rregullim të komunikacionit e që do ndikonte direkt edhe në parandalimin e aksidenteve në rrugët e vendit.

Gjithashtu, Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë vazhdon të jetë e angazhuar me të gjitha njësitet e veta në teren si në ruajtjen e jetës dhe pronës së qytetarit, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike por edhe në rregullim të komunikacionit. Dhe mbi bazën e nevojës për një ambient të qetë dhe të sigurt i fton qytetarët që të respektojnë ligjet e zbatueshme në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco