Robelli: Liderët t'i lënë anash përrallat, të përgjigjen për rastin e Asociacionit

Robelli: Liderët t'i lënë anash përrallat, të përgjigjen për rastin e Asociacionit

19:15, 01/02/2022

Gazetari Enver Robelli ka goditur liderët e të gjitha partive, duke iu drejtuar atyre se është momenti i tyre që ata t'i lënë anash përrallat sa i përket krijimit të Asociacionit, shkruan Syri.net Kosova.

"Liderët e të gjitha partive duhet t'i lënë anash përrallat dhe të përgjigjen në pyetjen: si do t'ia bëjnë me asociacionin e komunave serbe? Parullat "jemi për njohje të ndërsjellë" i shmangen qëllimisht pyetjes së mësipërme. E këtë pyetje, këtë çështje emisarët amerikanë dhe europianë po ia përmendin Kosovës orë e çast: e keni nënshkruar asociacionin, gjejeni rrugën e zbatimit.", ka shkruar ai në reagim.

Sipas tij, partitë që e kanë nënshkruar asociacionin, të shpallur pjesërisht antikushtetues, duhet të jenë të sinqerta ndaj opinionit dhe të tregojnë çfarë qëndrimi kanë tani. 

"Nuk duhet të fshihen pas frazave. Por sinqeritet i duhet edhe partisë në pushtet. Sinjalet ambivalente, indiferenca, sjellja me komoditet mund t'i hakmerren Kosovës. Kosova, herët apo vonë, e paguan çmimin e negociatave 10-vjeçare pa cak përfundimtar. Partitë që duan ta kufizojnë dëmin dhe të nxjerrin optimalen, së paku në këtë çështje të rëndësishme gjejnë gjuhë të përbashkët. Inatet e kurthet kanë një kosto. Për të gjithë. Hapi i parë në drejtim të konsensusit është që ata që e kanë prodhuar problemin të deklarohen mbi pasojat dhe veprimet në të ardhmen.", ka theksuar gazetari në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco