LDK dërgon komentet në ZRRE, kundërshton rritjen e tarifave të energjisë elektrike

LDK dërgon komentet në ZRRE, kundërshton rritjen e tarifave të energjisë elektrike

14:21, 31/01/2022

Lidhja Demokratike e Kosovës, me anë të një konference për media ka njoftuar për dërgimin e komenteve në Zyrën Rregullatorit të Energjisë, me përmbajtje kundërshtuese për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Kështu ka njoftuar Xhafer Tahiri nga LDK, në konferencën e thirrur për media.

“LDK sapo ka nisur komentet e saja në ZRRE lidhur me raportin vlerësues për ngritjen e tarifave për energjinë elektrike. Për LDK-në mbrojtja e interesave të qytetarëve është jetike përmes mekanizmave institucionalë në këtë rast, duke i dërguar klomentete  veta në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, duke kundërshtuar rritjen e tarifave për energjinë elektrike”, tha Tahiri.

Në konferencë foli edhe deputetja e kësaj partie Hykmete Bajrami, ajo tha se kriza e energjisë elektrike ka nisur në vitin 2021, por sipas saj, qeveria ka luajtur spektatorin.

“Jemi të vetëdijshëm që është krizë globale, por jemi të sigurt që qeveria ka dështuar thellë në menaxhimin e kësaj krize”, tha Bajrami ndër të tjera.

“LDK do të ndjek rrugën institucionale, nëse është nevoja do të mbrojmë të drejtën qytetarëe edhe në Gjykatën Kushtetuse”, u shpreh ajo tutje.

Bajrami tha se rritja e çmimit të rrymës e rëndon jetën e qytetarëve në kohë të pandemisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco