Kosovës i vijnë edhe tre milionë dollarë ndihma nga ShBA për luftimin e pandemisë

Kosovës i vijnë edhe tre milionë dollarë ndihma nga ShBA për luftimin e pandemisë

16:38, 28/01/2022

ShBA ka dhuruar tre milionë dollarë shtesë donacion për shëndetësisë e Kosovë. ShBA’ja mbetët donatorja më e madhe e sistemit shëndetësor të Kosovës, për forcimin e reagimit ndaj koronavirusit.

Ambasada Amerikane ka bërë të ditur se këtë muaj SHBA’ja kanë bërë një ndihmë urgjente prej tre milionë dollarësh shtesë për reagimin ndaj pandemisë në Kosovë.

Në mesin e janarit, Shtetet e Bashkuara, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) – dhanë 3 milionë dollarë shtesë ndihmë urgjente për Kosovën për COVID-19. Kjo ndihmë do të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes së fëmijëve vulnerabël që janë goditur nga pandemia dhe do të sigurojë vazhdimësinë në ofrimin e shërbimeve kryesore sociale. Asistenca do të përmirësojë gjithashtu shërbimet e kontaktit brenda sistemit të kujdesit shëndetësor parësor për të promovuar vaksinimin dhe dixhitalizimin e bazës së të dhënave të menaxhimit të rasteve COVID-19 për të lehtësuar shkëmbimin e shpejtë të informacionit midis institucioneve shëndetësore.

“SHBA🇺🇸 mbetet donatori më i madh dypalësh i sistemit shëndetësor të Kosovës🇽🇰 për të forcuar reagimin e tij ndaj COVID. Këtë muaj: një ndihmë urgjente prej 3 milionë dollarësh shtesë që do të mbrojë fëmijët e cenueshëm dhe do të mbështesë aktivitetet informuese që inkurajojnë vaksinimin”. thuhet në njoftimin e ambasadës.

Duhet theksuar se ShBA mbetet mbështetësi kryesor i Kosovës sa i përket luftimit të pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco