Ambasadori amerikan 'ia ngreh pak veshin' kryeministrit për gazsjellësin

Ambasadori amerikan 'ia ngreh pak veshin' kryeministrit për gazsjellësin

22:10, 26/01/2022

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur rreth çështjes së refuzimit të gaz-përçuesit amerikan.

Hovenier tha se Qeveria e Kosovës me të drejtë po bën një studim të thellë për energjinë.

“Mendoj se kjo është ndoshta mënyra e gabuar për të karakterizuar atë që ka ndodhur. Ajo që do të thosha është se Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), ka një mënyrë shumë unike për të përkufizuar programet e saj të ndihmës së huaj. Hyn në dialog me qeverinë, qeverinë nikoqire kudo që do të punojë dhe së bashku i identifikojnë prioritetet. Ka afate kohore shumë të rrepta dhe proces shumë të ndërlikuar të miratimit. Dhe në fakt ende po vazhdon procesi për të përkufizuar atë që quhet ‘kompakt’ i cili është program i MCC’së që çon përpara. Kishte afate mjaft të rrepta kur u shqyrtua gazi si një element i pjesës energjetike të programit ‘kompakt’ të MCC’së. Kishte afate kohore mjaft të rrepta për të përcaktuar nëse do të mund të mbështetje apo jo gazi si një element i tij. Qeveria e Kosovës e cila me të drejtë po bën një studim mjaft të thellë dhe të kujdesshëm se si mund t’i kalojë më së miri burimet e saj të energjisë nga një sistem që mbështetet në dy termocentrale ndotëse me thëngjill të epokës jugosllave në një strukturë të shekullit 21 për të siguruar energji”, ka thënë ai për RTK-në.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco