'Ka projekte ku janë bërë investimet, por s’mund të funksionalizohen shkaku i bllokadave në ZRRE'

'Ka projekte ku janë bërë investimet, por s’mund të funksionalizohen shkaku i bllokadave në ZRRE'

21:45, 26/01/2022

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli është deklaruar lidhur me problemet e fundit sa i përket energjisë elektrike në Kosovë.

Pacolli tha se problemet energjetike po prekin çdo segment të shoqërisë, qytetarët dhe bizneset.

Sipas tij sot kemi një politikë problematike për sektorin e energjisë, e cila është thelluar prej disa vitesh.

“Ka projekte që po dështojnë në sektorin e energjisë, ka të tjera që janë bërë investimet por nuk mund të vihen në funksion për shkak të bllokadave procedurale dhe administrative në ZRRE”, deklaroi ai, shkruan lajmi.net.

Behgjet Pacolli tha se një rast i tillë është në Sharr dhe Brezovicë ku ka prodhues të energjisë me kapacitet të lartë, por që nuk po lëshohen licencat nga ZRRE.

Postimi i plotë:

Problemet energjetike në Kosovë sot po prekin çdo segment të shoqërisë sonë, qytetarët dhe bizneset. Politikat adekuate ndaj investitorëve ndikojnë në rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë por edhe në diversifikim.

Sot kemi një politikë problematike për sektorin e energjisë, e cila është thelluar prej disa vitesh. Ka projekte që po dështojnë në sektorin e energjisë, ka të tjera që janë bërë investimet por nuk mund të vihen në funksion për shkak të bllokadave procedurale dhe administrative në ZRRE.

Një rast i tillë është në Sharr dhe Brezovicë ( rastesishtë e njoh rastin jane investitorë nga jashtë), të cilat kanë mbi 10 Mgë kapacitet prodhues të energjisë, por nuk janë duke u lëshuar licencë nga ZRRE.

Është momenti i fundit që sektori privat të shihet si partner në shtimin e kapaciteteve energjetike në Kosovë dhe jo të trajtohet siç po bëhet tani nga ZRRE.

Vetëm me prodhim të mjaftueshëm të energjisë dhe me mbrojtjen e duhur të investitorëve dhe rregullat ligjore moderne është e vetmja rrugë për të zhvilluar ekonominë tonë, për të rritur investimet e huaja dhe për të prodhuar më shumë energji dhe ngritjen e kapaciteteve të reja.

Tani si po shkon, pengesat burokratike dhe problemet energjetike po i largojnë investitorët aktualë dhe potencialë nga Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco