Shtyhet votimi i rezolutës së opozitës për shtrenjtimin e energjisë, s’ka kuorum

Shtyhet votimi i rezolutës së opozitës për shtrenjtimin e energjisë, s’ka kuorum

14:44, 26/01/2022

As në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për ta votuar rezolutën me të cilën kërkohet që të mos ketë rritje të çmimit të faturave të energjisë elektrike.

 

Në votim morën pjesë vetëm 30 deputetë, kurse partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje nuk ka marrë fare pjesë në Kuvendin e Kosovës.

Kjo pikë është shtyrë për një seancë tjetër.

Duhet përkujtuar që ditëve të fundit thuajse të gjithë qytetarët janë shqetësuar për shkakun e paralajmërimeve për shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike.

Këto fatura parashihet të kenë një rritje tejet të lartë, e që do të dëmtonte xhepin e secilit qytetarët madje ndoshta edhe duke pamundësuar arritjen e pagesave të tyre.

Por nga Qeveria e Kosovës, saktësisht kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi së fundi në Kuvend se ose do të duhet të shtrenjtohet këto fatura, ose do të duhet që të ketë reduktime.

Madje ai tha se sado që të “ëndërrojnë” qytetarët, një zgjidhje duhet të bëhet.

E kundër kësaj janë deklaruar zëshëm deputetët e opozitës të cilët edhe patën debate të njëpasnjëshme duke kërkuar edhe votimin e rezolutës së lartcekur.

Deri më tani nga ZrrE ende nuk kanë dhënë detaje të tjera derisa pritet që deri më 28 janar të parashihen të gjitha propozimet që mund të jepen për gjetjen e një zgjidhje, e më pas të merret edhe vendimi se çfarë do të ndodhë me çmimin e faturave të rrymës dhe shtrenjtimin e tyre.

E jashtë shtrenjtimit të rrymës me këtë rast mbeten serbët në komunat veriore të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco