-10 gradë, ky është moti për sot

-10 gradë, ky është moti për sot

07:40, 26/01/2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkuren dhe të enjten do të mbajë mot i ftohtë.

Në njoftim bëhet e ditur se do të ketë vranësira dhe intervale me diell.

 

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

“Masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e këtij acari. Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius”, ka njoftuar IHK

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco